Lajme

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë prezentë.

Rastet e dhunës vijën nga Prishtina me dy raste, Gjakova, Mitrovica dhe Vushtria.

Në Prishtinë raportohet seështë arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prishtinë raportohet se është arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në qytetin e Gjakovës raportohet se dy persona të gjinisë femërore janë arrestuar pasi që janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Mitrovicë është arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistës palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Shqip.com