Nuk ia ndalen dot rrugën, sepse ata fluturojnë

Në fillim të sezonit 2021-22, galaktikët nuk ishin të veshur me epitetin e favoritit.
Largimi i Sergio Ramos dhe Raphael Varanes dukeshin si humbje të mëdha.
Madje, kur debatohej për Ligën e Kampionëve, analistët përmendin dy skuadra vazhdimisht: Manchester City dhe Paris Saint Germain.
Por, Real Madrid nuk bën të nënvlerësohet. Asnjëherë.
Kjo u dëshmua përsëri.
Mbretërit e Spanjës u përballën me PSG-në.
Messi, Neymar dhe Mbappe së bashku e lëshuan “Santiago Bernabeun” me kokë të ulur.
Shorti pastaj i vuri përball Chelseas.
Dramë pati, por fituesi mbeti i njëjtë.
“ E treta e vërteta” u mendua se do jetë ndeshja ndaj Manchester Cityt.
Ama, as Pep Guardilla nuk i ndali dot.
Finalja pritej të ishte problem, sepse do takoheshin me Liverpoolin e etur për hakmarrje.
Por, jo.
Madrilienët triumfuan përsëri, ata e sundojnë Spanjë.
Ata e sundojnë Evropën.
Prapa tyre qëndron një strateg nga Italia. E quajnë Carlo Ancelotti, ose ndryshe “Don Carlo”./Shqip.com