Muri i quajtur “Thibaut Courtois”
Publikuar:
(28.05.2022 23:48:11)

Liverpooli sulmoi, por nuk shënoi.
Salah godiste, por nuk shënoi.
E provuan me këmbë, kokë dhe në të gjitha mënyrat.
Por, nuk ia dolën.
Thibaut Courtois ishte arsyeja.
Gardiani belg zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në karrierë, duke mos i lënë kundërshtarëve për gëzim.
Numri një e dëshmoi edhe një herë se është në kulm të karrierës.
40 milionët e paguara për të duken shaka./Shqip.com