Zogaj: Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë
Publikuar:
(28.05.2022 18:09:06)

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka publikuar një foto ku shihen vetura të parkuara në trotuar afër parkut të qytetit dhe me ç ‘rast ka shtuar se numri i inspektorëve në Prishtinë do të rritet.
“Pamje totalisht e papranueshme! Do ta rrisim numrin e inspektorëve në Prishtinë, që të mos lejojmë situata të tilla” ka shkruajtur Zogaj.
Ai ka shtuar se trotutaret do t’i kthehen qytetarëve.
“Trotuaret do t’i kthejmë për qytetarët, për fëmijët. Kjo do të ndodh’ shpejtë” ka shkruajtur Zogaj.
Qyteti i Prishtinës në shumicën e raste është përballur me mungesë të parkingjeve për vetura./Shqip.com
