Correa e dëshiron divorcin me Atleticon
Publikuar:
(28.05.2022 16:13:56)

Largimi i Luis Suarez nga “Wanda Metropolitano” duket që nuk do të jetë i fundit për këtë verë – në skuadrën e udhëhequr nga Diego Simeone.
Ndarjen e rrugëve me Atletico Madrid – e ka kërkuar edhe Angel Correa – sipas MARCA.
Mediumi spanjoll raporton se “Correa ka hapur derën për largimin e tij nga Atlético, tashmë i lodhur nga zëvendësimet në momentet kyçe”.
Teksa, ende nuk është raportuar – për interesimin e ndonjë skuadre për shërbimet e tij.

Sulmuesi argjentinas ka zhvilluar 36 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll në këtë sezon. Kurse, është autor i 12-të golave dhe pesë asistimeve.
Ai ka kontratë valide me “los colchoneros” deri në vitin 2026 dhe sipas “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë – euro në tregun e transferimeve. /Shqip.com