Përleshje me thika mes të miturve në Lipjan, viktima dërgohet në QKUK
Publikuar:
(28.05.2022 14:03:48)
Një i mitur është shpërthyer me thikë nga një i mitur tjetër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lipjan dhe se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com