Shabani fiton medalje të bronztë në Kampionatin Evropian
Publikuar:
(28.05.2022 11:58:21)

Karateisti nga Kosova, Elhami Shabani ka arritur të fitojë medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë.
Për të ky është suksesi më i lartë në karrierë.
Ai arriti të sigurojë një vend në podium, pasi mundi Hamza Turulijan e Bosnjë Hercegovinës 2:1.

Kampionati Evropian i Karatesë “Gaziantep 2022” u mbajt në Turqi dhe ai triumfoi në kategorinë -75 kg.
Shabani e nisi më mirë luftën dhe realizoi dy herë aksione për pikë, për epërsinë 2:0. Turulja më pas mori një pikë, por pa ia dalë të barazojë.
Kosovari fillimisht u ndal në raundin e tretë, por ka vazhdoi rrugëtimin përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore për të siguruar medaljen e bronztë.
Shabani është i vetmi karateist i Kosovës që fiton medalje në Evropianin 2022./Shqip.com