Nga hero në të padëshiruar, mundësia e fundit e Bale për të thënë lamtumirë

Gareth Bale – heroi i cili shënoi dy gola kur skuadrat u takuan në finalen e 2018 – është bërë një njeri i harruar, duke bërë vetëm shtatë paraqitje në Real Madrid gjatë gjithë sezonit.
Gareth Bale vs Liverpool – UCL Final 2018
pic.twitter.com/wqbsLcmLnX— 🃏 (@LosBlancoEhsan) May 26, 2022
Bale është pjesë e skuadrës që udhëton në “Stade de France”, por ai ka luajtur vetëm 22 minuta për ekipin që nga shkurti dhe ka shumë pak gjasa të luajë.
Me kontratën e tij në “Bernabeu” që skadon muajin e ardhshëm, periudha e tij nëntëvjeçare në Spanjë po vjen drejt fundit.
Për sulmuesin kjo është mundësia e fundit për t’iu thënë lamtumir tifozëve “Madrilen”.
Për një lojtar që ka shënuar 106 gola dhe ka fituar 15 trofe në Madrid, kjo është një mënyrë jo e denjët për t’i dhënë fund një aventure që filloi kaq mirë.
Kur Bale u transferu te Reali për 100 milionë euro nga Tottenhami në vitin 2013, ai u bë menjëherë një komponent kyç në një trio sulmuese jashtëzakonisht emocionuese së bashku me Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Bale u përqafua shpejt nga tifozët e Realit – veçanërisht kur përfundoi sezonin e tij të parë duke fituar finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës me një gol të mrekullueshëm.
Por shpejt erdhën shenjat e para të telasheve.
Në fillim të vitit 2015, Reali kaloi një formë të keqe, duke përfshirë një mposhtje 4-0 ndaj Atletico-s dhe një humbje 4-3 në Ligën e Kampionëve nga Schalke.
Pas formës së keqe kritikat kryesore iu drejtuan 32-vjeçarit.
Bale – me një karakter të ndrojtur – shmangte intervistat, si dhe dështoi të krijoj një lidhje me tifozët e Realit.
Reputacioni i tij nuk u ndihmua edhe nga lëndimet e shumta dhe fakti që ai ishte gjithmonë i gatshëm për Wales-in, por jo edhe skuadrën e tij.

Këta faktorë u bashkuan për të krijuar një spirale negative në marrëdhëniet midis Bale, mediave spanjolle, një pjese të tifozëve të Realit dhe madje edhe vetë klubit.
Urrejtja e ndërsjellë mes Bale dhe medias spanjolle arriti pikën e saj më të ulët në mars, kur gazeta sportive Marca e përshkroi Bale si një “parazit”.
Ai humbi “El Clasicon” për shkak të një lëndimi, por vetëm pak ditë më pas luajti nga minuta e parë për kombëtaren – duke shënuar dy herë.

Ndonëse ai zakonisht nuk i është përgjigjur kritikave të tilla, me këtë rast ai reagoi ashpër, duke postuar në Twitter neverinë e tij dhe duke e cilësuar sulmin si “gazetari shpifëse, nënçmuese dhe spekulative”.
— Gareth Bale (@GarethBale11) March 25, 2022
Sido që t’i jenë detajet dhe gabimet e prishjes së marrëdhënieve, është një mënyrë e trishtueshme që një lojtar kaq që ka arritur kaq shumë në një klub të largohet në këtë mënyrë, shkruan BBC.
Liverpool – Real Madrid takohen në finalen e Champions League të shtunën me fillim nga ora 21:00./Shqip.com