Zgjedhjet në Tërnoc të Bujanocit, Mustafi: Nën tensione dhe presion të jashtëzakonshme
Në Tërnoc të Bujanocit gjatë ditës së premte është votuar dhe tashmë vendvotimi është mbyllur, mirëpo mara mbylljes është parë një numër i madh i votuesve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë për Shqip.com, se votimi në Tërnoc gjatë gjithë ditës ka qenë nën tensione dhe presion.
“Nën tensione dhe presion të jashtëzakonshëm nga instrumentalizimi politik i Komisionit Republikan Zgjedhor dhe organeve te ligjzbatimit nga Partia/shtet dhe Daçiq për të privuar zërin shqiptar në Parlamentin e Serbisë”, ka thënë Mustafi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë në pritje të rezultateve.
Më 9 maj Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka çuar në rivotim Tërnocin.
Ky vendim është marrë pas ankesës së Partisë Socialiste Serbe në Komisionin Komunal Zgjedhor në Bujanoc./Shqip.com