Giresse flet për objektivat e Kosovës: Pse të mos jemi në vendin e parë

Kosova fillon sfidën e re nën urdhërat e trajnerit të ri, Alain Giresse, në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Është përzgjedhësi i cili ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për katër ndeshjet e muajit qershor.
Ai është shprehur optimist për synimet e Kosovës dhe çka duhet pritur nga këto përballje.
“Pse të mos jemi në vendin e parë”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për shtyp rreth objektivit të Kosovës.
“Por, nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do ta marrim secilën ndeshje veç e veç dhe pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupit”.
“Lojtarët që janë këtu janë të kënaqur që janë këtu. Do të përgatitemi me shumë ambicie dhe motivim. Jam i kënaqur të punoj me këtë pjesë të ekipit”.
“Qëllimi ynë është që ne të kemi paraqitje sa më të mirë në këto katër ndeshje. Të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që t’i arrijmë pritshmëritë tona”, përfundoi përzgjedhësi francez.
Përndryshe, Darnatën luajnë ndeshjen e parë më 2 qershor kundër Qipros në udhëtim, për t’u kthyer në pas në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë pas tre ditësh dhe Irlandës Veriore më 9 qershor.
Kurse, dueli i fundit për muajin e ardhshëm luhet më datë 12, kundër “Helenëve”. /Shqip.com