Lajme

Haradinaj e quan të pjesshem vendimin e APK-së për privatizimin e 55 asetëve shoqërore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshon në vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për privatizimin e 55 asetëve shoqërore.

Në konferencën e paralajmëruar nga AAK, Haradinaj foli dhe për vendimin e AKP-së për privatizimin e disa pronave shoqërore për të cilat tha se nuk ka mundësi për keqpërdorime.

 “Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi me pas keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti”.

Ndërsa, për vendimin e Qeverisë, Haradinaj e quan të pjesshëm dhe sipas tij ndoshta Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të iu blejë toka njerëzve të tyre.

“E pash që Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, apo ndoshta vetë VV-ja dëshiron me i ble disa prona për njerëzit e tyre”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Sipas Haradinajt, vendimin  e ‘pjesshëm’ të Kurtit është e rëndësishme ta sqaroj vet ai.

 “Tokat edhe të komunës edhe të AKP-së e çdo pronë në Kosovë, nëse është tokë e institucionet me këtë rast edhe AKP është shoqërore deri sa ato nuk shiten. Çdo Qeveri e ka një vizion, nëse donë rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jep mu shit. Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqaroj pse”, tha ai.

Ramush Haradinaj për Qeverinë tha se po lavdërohet me transparencë e me evidencë, dhe shihet se do të kemi vështirësi më ekonomi me këtë qasje/Shqip.com