Lajme

Reçica: Takimi i Kurtit në ShBA i nivelit të drejtorëve të kompanive

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica edhe niher ka folur për vizitën e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kjo vizitë ishte vizitë e nivelit të drejtorëve të kompanive e asesi vizitë e një kryeministri.

“Vizita e një kryeministri të Kosovës është e nivelit të ulët që ka bërë një kryeministër. Bile mund të them që edhe liderët politik të paraluftës kanë pasur nivelin më të lartë të takimeve. Spo them që nuk janë takime të parëndësishme por mendoj që këto janë takime të nivelit të drejtorëve të kompanive e asesi të një kryeministri’’ ka thënë Reçica.

Vizita e një kryeministri të Kosovës është e nivelit më të ulët që i ka ndodhur ndonjë kryeministri ka thënë më tutje Reçica./Shqip.com