Sport Shqiptar

Trepça ‘all-in’ ndaj Yllit sonte në “Minatori”

Trepça - Ylli

Të enjten Trepça pret Golden Eagle Yllin në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të mirëpres takimin që luhet nga ora 20:30.

Përballjen e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me anë të Henrik Sirko-s që i dha dramë takimit me një trepikësh.

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Pamje nga takimi i parë

Në stinorin e rregullt të dyja klubet u ballafaquan katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh të këtij edicioni.

Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i si kampion i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.

‘Xhebrailat’ në gjysmëfinale të “Play-off”-it kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1./Shqip.com