“Tifozët e Romës po vjedhin thika nga restaurantet për t’u përleshur”

Përleshjet në Tiranë para finales së ‘UEFA Conference League’ nuk kanë të ndalur.
Sipas mediave italiane, të dyja tifogrupet, ata të Romës dhe Feyenoord-it po përdorin çdo gjë që mund të gjejnë për të sulmuar njëri tjetrin.
“Tifozën e Romës po vjedhin thikat nga restaurantet për t’i përdorur më pas në përleshje”, kishte thënë një qytetar lokal i Tiranës, sipas “Pledgetimes”.
Numri i tifozëve të Romës të kthyer në Itali shkon në 80, teksa 19 u plagosën, por asnjë nuk kishte dëmtime serioze.

Zënkat, të cilat kanë qenë të shumta dhe në zona të ndryshme të qytetit, sa vijnë e përkeqësohet: rreth njëzet policë janë plagosur, një çift duket se është goditur me thikë (por nuk dihet nga kush), raportojnë mediat e Italisë.
Përndryshe, të paktën 100 mijë tifozë priten në kryeqytetin shqiptar, krahasuar me një kapacitet stadiumi prej vetëm 21 mijë ulësesh.
Ndeshja fillon në ora 21:00, në atë se çfarë është finalja e parë në edicionin fillestar të këtij kompeticioni. /Shqip.com