Sport Ndërkombëtar

Bellerin nuk dëshiron të largohet nga Betisi

Hector Bellerini

Hector Bellerini ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Real Betis.

Mbrojtësi i krahut të djathtë – është në pronësi të Arseanlit, por huazimi në Spanjë duket që i ka lënë shije të ëmbël.

“Unë ia kam bërë të qartë pozicionin tim Betis dhe Arsenal: Dua të qëndroj në Betis”, tha ai.

Teksa, shtoi se “tani kemi dy muaj për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Kam bërë përpjekje për të ardhur këtu dhe jam gati të bëj çdo përpjekje për të qëndruar sërish te Betisi”.

27 vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje në elitën e futbollit anglez, teksa është autor i dy asistimeve.

Bellerini ka ka kontratë valide me “Gunners” deri në qershor të këtij viti dhe pastaj do jetë futbollist i lirë – me kosto zero. /Shqip.com