Klopp – shpallet trajneri më i mirë në Premierligë
Publikuar:
(24.05.2022 23:25:20)

Manchester City u shpall kampion i Premierligës.
Por, Pep Guardiola nuk e shijoi dot çmimin e trajnerit më të mirë.
Këtë nder do e ketë – i pari i Liverpoolit – Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman ka bërë një punë të mrekullushme në këtë sezon dhe statistikat e dëshmojnë më së miri.
“The Reds” fituan “FA Cup”, e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, teksa gjenden edhe në finale të Ligës së Kampionëve.
Këto suksese i faturohen strategut gjerman.
Skuadra që ai drejton – arkëtoi 28 fitore në kampionat, u mposht vetëm dy herë dhe barazoi në tetë ndeshje.
Numri i humbjeve të Liverpoolit – është më i vogli në elitën e futbollit anglez.
Në total – “The Reds” grumbulluan 92 pikë, vetëm një më pak se City që e mbrojti titullin./Shqip.com