Skena dhune në rrugët e Tiranës – në prag të ndeshjes finale

Episoda dhune janë duke u shfauqur në rrugët e Tiranës – një natë para finales Roma-Feyenoord.
Në rrugën “Mustafa Matohi” që gjendet pranë stadiumit “Arena Kombëtare” – disa tifozë (të paindetefikuar) kanë sulmuar makinat e policisë.
Sipas “EuroNews Albania” numri i tyre i tifozëve që u përfshinë në këtë ngjarje ishte rreth 200, por ende nuk ka pasur ndonjë raportim zyrtar prej organeve kompetente.
Por, kjo nuk ishte hera e parë që sot – pati momente të tilla.
Orë më parë – tifozët holandezë u përplasën fizikisht me ata të Romës – duke shkaktuar po ashtu rrëmujë.
Të gjitha këto po ndodhin – në prag të finales Europa Conference League – që nis me fillim nga ora 21:00 (nesër mbrëma).
Kjo është hera e parë që Shqipëria është nikoqire e një kompeticioni të tillë./Shqip.com