Drejtuesit e Tottenhamit do i plotësojnë dëshirat e Contes

Qëllimin e arritën dhe tashmë është koha që drejtuesit e klubit ta nxjerrin kuletën nga xhepi.
Tottenham Hotssupur u kualifikua në Ligën e Kampionëve, një sukses që i faturohet Antonio Contes.
Por, ky duket që është vetëm fillimi i rrugëtimit.

Sipas Goal.com, Conte do të ketë 150 milinë paun në dispozicion – për të sjellur futbollistë të rinjë në afatin kalimtar të verës.
Strageu Italian e ka në plan – që të krijojë një skuadër konkuruese, njëjtë siç bëri paraprakisht me Interin.
Spurs shumë shpesh kanë qenë “objekt tallje” për shkak se nuk e kanë fituar asnjëherë Premierligën – por me Conten shpresat janë rikthyer.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70182947/1354868874.0.jpg)
I pari transferim që londinezët do e kompletojnë është blerja e përhershme e Cristian Romeros – që ishte në huazim prej Atalantës.
Teksa, lëvizje të tjera nuk ka pasur ende. /Shqip.com