Lajme

Aksion i ATK-së,  mblidhen afro 1 milion euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Admistrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për dy ditë ka arritur që të mbledh 1 milion euro borxhe.

Ky aksion ka ndodhur me datat 20 dhe 23 maj në 14 subjekte biznesore

“Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit. Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat  është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro).” thuhet në njoftimin për media nga ATK-ja.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë aktivitetit në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit.

Sipas ATK-së, aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së./Shqip.com