Rozë

Arsyeja që zihet më shumë me Amin? E zbulon Ermali

Ermali dhe Amarda

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ka disa vite që janë të martuar.

Martesa e tyre ka ecur aq mirë, sa që ata janë shembull për shumëkë.

Së fundmi Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”. Ai u është përgjigjur pyetjeve të shumta me ç’rast ka zbuluar detaje nga jeta e tyre.

I pyetur se për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin.

 “Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Ermali tashmë është i fokusuar në fushën e aktrimit dhe shumë spëjtë pritet të lansojë filmin më të ri./SHQIP.com