Kulturë

Me moton “Nga revolucioni në evolucion”, FemArt feston 10 vjetorin e themelimit

Festivali “FemArt”, për nder të 10 vjetorit të themelimit do të organizojë evente prej 14 deri më 23 qershor.

FemArt vjen si prodhim i Qendrës për Kulturë dhe Art “Artpolis” dhe ka për qellim nxitjen e fuqisë se grave në gjithë vendin përmes formave të ndryshme të artit e kulturës.

Me moton “Nga revolucioni në evolucion”, festivali feston një dekadë të njohjes e nderimit të guximit të grave artiste, aktiviste dhe fuqisë së tyre kreative, dhe angazhimit të tyre për barazi e drejtësi.

“Artiste, aktiviste e feministe vendore dhe ndërkombëtare pikëtakohen sërish në Festivalin e parë feminist në Kosovë e më të madhin në rajon, FemArt”, thuhet në njoftim.

Gjatë 10 ditëvë sipas njoftimit do të festohet, krijohen vizione, të përformohet dhe bëhet thirrje për barazi, drejtësi, fuqizim e njohje të kontributit të grave, artisteve e aktivisteve deri në ngritjen e radhës.

Artistja feministe nga Siria, Dima Nachawi, ka krijuar ilustrimin e FemArt 10, duke vënë në theks se, “gratë janë pjesë e pandashme e natyrës, të afta të rilindin edhe nga toka e tharë dhe të zhvillohen drejt diellit, si simbol i lirisë dhe evolucionit.