Dresevic përshëndetet me klubin e tij
Publikuar:
(23.05.2022 21:09:08)

Ibrahim Dresevic ka ndarë rrugët me klubin e tij Heerenveen.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka njoftuar për largimin e tij nga ekipi holandez.
Në rrjetin e tij social, Facebook, ai ka shkruar:
“Faleminderit Heerenveen për të gjitha”.
25 vjeçarit i skadonte kontrata më 30 qershor të këtij viti, por duket se bashkëpunimit i ka ardhur fundi pak më herët.
Ai ka bërë gjithsej 27 paraqitje për “De Superfriezen” në elitën e futbollit holandez, duke mos shënuar apo asistuar anjëherë këtë edicion.

Tani mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën anëtari i “dardanëve’. /Shqip.com