Lajme

Presidentja Osmani viziton Junikun, prezent edhe Ilir Meta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Të hënën duke filluar në orën 12:30, Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu.

Ndërkaq, në orën 12:50, Osmani së bashku me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik.

Shtatorja e heroit Edmond Hoxha në Junik

Siç njofton Zyra e Presidencës, në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Vendi do të jetë te shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, Junik./Shqip.com