Gjoshi i PDK-së: Kurti u largua nga Amerika me mesazhin “nuk të duam”
Publikuar:
(22.05.2022 19:24:32)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti është larguar nga Amerika me mesazh të fuqishëm nga ky shtet “nuk të duam”.
Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë.
“As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Gjoshi ka thënë se ky duhet të jetë një moment reflektimi për qytetarët e Kosovës se përse amerikanët e injoruan vizitën e Kurtit në SHBA./Shqip.com