Lajme

Policia jep detaje rreth vdekjes së 12 vjeçarit nga Vushtrria

Policia e Kosovës/Ilustrim

Një fëmijë 12 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Vushtrri.

I ndjeri ishte gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij.

Një i mitur është gjendur pa shenja jete në dyshemenë e shtëpisë së tij nga vëllai i tij. teksa na policia kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nën raportin e policisë.

Ilustrim

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Liria” në Strofc të Vushtrrisë, ku 12 vjeçari vijonte mësimet, e ka përshkruar të ndjerin si nxënës të mirë, të hareshëm dhe përplot jetë.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë. Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F.”, thuhet në njoftimin e shkollës./Shqip.com