Sport Ndërkombëtar

Eddie Hearn beson se Tyson Fury do të luftojë me fituesin e përleshjes Joshua-Usyk 2

Tyson Fury ka thënë se ka hequr dorë nga boksi, por promovuesin, Eddie Hearn nuk e beson një gjë të tillë.

Ai në një intervistë ka thënë se Fury jo vetëm që do të rikthehet në ring, por do të përballet me fituesin e Joshua-Usyk në dhjetor.

“Ne të gjithë e dimë se ai nuk do të tërhiqet. Pres ta shoh atë të luftojë me fituesin e Joshua-Usyk në dhjetor”, tha ai.

Dana White backs Eddie Hearn to bring back boxing - 'I actually like his  style' | Boxing News | Sky Sports

Në ndeshjen e tij të fundit, Fury e nokautoi Dillian White në raundin e gjashtë dhe e mbrojti titullin e botës në WBC.

Gjatë karrierës së tij – si profesionist ai zhvilloi 33 meçe, fitoi 32 herë dhe njëherë u ndal me barazim nga Deontay Wilder.

Tyson Fury

Ai nuk e ka shijuar asnjëherë ndjesinë e humbjes – dhe mbetet të shihet nëse do të rikthehet edhe ndonjëherë në ring. /Shqip.com