Festivali i Filmit në Kanë, thirrje për paqe e kundër luftës

Të martën ka filluar festivali i Filmit në Kanë, në qytetin e Kanës në jug të Francës.
Këtë edicion, Festivali filloj thirrjen për paqe e kundër luftës.
Në një fjalim të mbajtur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-telefonate, njoftojnë mediat franceze.
Presidenti Zelensky, u ka bërë thirrje, filmbërësve që të ngrenë zërin e tyre kundër pushtimit të vendit të tij nga Rusia.
Pjesë e Festivalit të Kanës, edhe këtë vit po ashtu janë edhe pjesëtar të kinemasë botërore.
Festivali ka qenë gjithashtu një vend grumbullimi për të famshmit dhe kineastët për të shfaqur ansamblet e tyre verbuese në tapetin e kuq.
Ndërkaq, këtë vit nuk do të jetë asnnjë film nga Kosova, kurse, vitin e kaluar u shfaqën dy filma nga Kosova.
Filmi “Pa vend” i Saimir Karahodës, që garoi për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmit të shkurtër, dhe filmi “Luaneshat e Kodrës” nga Luana Bajrami që u shfaq në kuadër të programit “Directors’ Fortnight” të këtij festival.
Festivali do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt përmes faqes së tij zyrtare dhe aplikacionit duke filluar të martën, 17 maj.