Shkrimtari Adem Gashi: Ditë e bukur për t’i thënë lamtumirë VV-së, adios!
Publikuar:
(16.05.2022 23:47:40)

Shkrimtari i njohur, Adem Gashi ka bërë publike largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.
Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot është një ditë e mirë për t’i thënë lamtumirë VV-së.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios!”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Gashi këtë vit e ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.
