Pas SHBA-ve, Mehaj takohet me homologun e tij nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nisur nisur për në Turqi ku është takuar me homologun e tij Hulusi Akar.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se përveç me ministrin Akar, ai do të takohet edhe me kompani të njohura të industrisë turke të mbrojtjes.
“Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll”, tha Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes bën të ditur se vizitat bëhen për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe vendeve të saj partnere./Shqip.com