Djokovic e fiton trofeun e parë – për vitin 2022
Publikuar:
(16.05.2022 08:33:47)
Pas shumë dështimeve e arriti qëllimin.
Novak Djokovic e ka fituar trofeun e parë në – për vitin 2022, pasi është shpallur kampion në Italia Open.
Tenisti serb triumfoi ndaj Stefanos Tsitsipas me rezultat 3-0 në sete 6-0 7-6 (7-5) .
Pas fitores, ai tha se “nuk mund të kërkoja një epërsi më të mirë në Roland Garros. Unë do të shkoj në Paris me besim dhe ndjenja të mira për shanset e mia atje”.
Për Djokovic – ky triumf ishte më se i nevojshëm, pasi paraprakisht ishte mposhtur në finale të “Serbia Open”, teksa në Monte Carlo u eleminua në raundin e parë./Shqip.com