28 fitore radhazi – Swiatek nuk po njeh kundërshtare
Publikuar:
(15.05.2022 20:52:48)

Iga Swiatek nuk po di të ndalet.
Numri 1 i botës ka mbrojtur tillullin e saj në “Italian Open”.
Swiatek ishte fenomenale ndaj Ons Jabeur dhe triumfoi me rezultat 6-2 6-2.
20-vjeçarja nga Polonia ka fituar tashmë 28 ndeshje radhazi dhe pesë turne radhazi.
“Do të festoj me shumë tiramisu. Shihemi në French Open”, tha ajo me shaka – pas ndeshjes.
Tenistja nga Polonia po konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti – ani pse është ende në fillim të karrierës./Shqip.com