Propozimet për presidentin e ri të Shqipërisë, dështon raundi i parë
Publikuar:
(15.05.2022 18:38:09)
Raundi i parë i votimit për presidentin e ri të Shqipërisë duket se ka dështuar, pasi ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve.
Seanca e parë për votimin e Presidentit të Ri të Shqipërisë është parashikuar të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa palët duken ende shumë larg konsensusit, raporton Top Channel.
Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit.