Avioni ushtarak gjerman niset me vetëm shtatë persona nga Kabuli

Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Kabuli për në Uzbekistan me vetëm shtatë pasagjerë në bord, thonë raportet e mediave lokale.
Ministria gjermane e mbrojtjes kishte thënë më herët se avioni A400M nuk mund të ulej për shkak të numrit të madh të njerëzve në pistë – dhe se duhej të shkonte drejt një vendi të tretë për të furnizuar me karburant, raporton BBC.
Agjencia e lajmeve DW tha se dy avionë transporti ushtarak ishin dërguar për të marrë punonjësit e ambasadës gjermane dhe stafin lokal.
Sipas gazetës lokale Bild, avioni fillimisht ishte menduar të mbante 57 punonjës të ambasadës dhe 88 shtetas të tjerë gjermanë.
“Ne kishim vetëm shumë pak kohë, dhe kjo është arsyeja pse ne morëm me vete vetëm ata që ishin atje tani, dhe për shkak të situatës kaotike [disa të tjerë] nuk mund të ishin në aeroport dje,” tha Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer sipas një raporti të shërbimit të lajmeve Tagesschau. /Shqip.com