Banorët e fshatit Dollc protestojnë përsëri nesër

Banorët e fshatit Dollc gjatë ditës së nesërme do të protestojë përsëri duke filluar nga ora 12:00
Ata kanë protestuar edhe gjatë ditës së sotme.
“Klina lule Dukagjini, e jo kancer i Dukagjinit”, ishte motoja e protestës të banorëve të fshatin Dollc, duke kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos.
Gjatë kësaj protestë, e pranishme u pa edhe, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ku tha se janë duke e përcjellë këtë proces dhe se po bashkëpunojnë me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Bujqësisë për të gjetur zgjidhje.
“Çdo investim duhet të jetë investim që siguron të ardhmen e fëmijëve. Nuk duhet të na keqkuptojë askush. As ju si banorë as ne në Parlament nuk jemi kundër zhvillimit. Jemi për mjedis të shëndetshëm”, ka thënë ajo.

Kësaj proteste gjithashtu i është bashkangjitur edhe Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ku ka thënë se është ndalur te protestuesit për t’u treguar se janë në krah të tyre.
“Fabrika nuk mund të ndërtohet aty ku e bën vendin e pabanueshëm. E kemi çliruar me gjak, duhet ta ndërtojmë me pastërti”, tha ai.
Sot në protestë ishin të pranishëm mbi 300 protestues./Shqip.com