Ndërpritet ndeshja Prishtina-Ylli
Publikuar:
(14.05.2022 20:12:13)

Ndeshja e play-offit ndërmjet Prishtinës dhe Yllit është ndërprerë.
Sipas burimeve të Shqip.com, arsyeja është se dy tifozë janë rrahur ndërmjet vete.
Në vendngjarje është edhe Policia e Kosovës.
Deri në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 28:35 në të mirë të mysafirëve.
Me rezultatin aktual, tutje kualifikohet Ylli, sepse kishte triumfuar edhe në ndeshjen e parë.
*Ndeshja ka nisur – pas intervenimit të Policisë.