Sport Ndërkombëtar

27 ndeshje pa humbje, Swiatek e siguron finalen në “Rome Open”

Iga Swiatek

27 ndeshje pa humbje.

Iga Swiatek e ka siguruar finalen e “Rome Open” pasi triumfuoi ndaj Aryna Sabalenka me rezultat 6-2 6-1.

20-vjeçarja tregoi karakter dhe paraqitje fenomenale duke e dëshmuar edhe një herë se po kalon në formë të lartë.

Swwiatek – në finale do të përballet më pas me Ons Jabeur ose Daria Kasatkina.

Numri një i botës, ka mundësinë që t’i bëjë pesë fitore radhazi të turneut pas fitoreve në Doha, Indian Wells, Miami dhe Shtutgart.

Tenistja nga Polonia – po konsiderohet si e tashmja dhe e ardhmja e këtij sporti, por mbetet të shihet si do të vazhdojë rrugëtimi i saj në të ardhmen.