Lajme

Policia kufitare i gjen nën posedim mbi 41 mijë euro, personit i cili nuk i kishte deklaruar paratë

Euro

Në pikët kufitare në Kullë, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Kosova për në drejtim të Malit të Zi, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë.

“I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre. Zyrtarët policor dhe ata doganor janë marrë me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar 41.750 euro”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezantim i dëshmisë për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm./Shqip.com