Enca: Bashkëshorti im në të ardhmen duhet të më gatuaj çdo ditë gjëra të mira
Publikuar:
(11.05.2022 21:31:50)

Me deklaratën e fundit Enca ka bërë që sërish temë diskutimi në mediat rozë.
Këngëtarja shqiptare e cila është deklaruar ende beqare në një postim të fundit në instagram ka treguar se çfarë duhet të bëjë për të burri i ardhshëm.
Artistja thotë se ai duhet t’i gatuajë çdo ditë gjëra të mira, ose një gjë të tillë duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër.

“Seriozisht i dashuri/bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mirë…ose do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër”, u shpreh ajo.
Tutje, 26-vjeçarja shtoi: “Ka dhe një detyrë tjetër të rëndësishme të përditshme por këtë do e diskutojmë herë tjetër”.

Kujtojmë se ditë më parë ajo ka zbuluar se ka fituar zyrtarisht shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe./Shqip.com