Miami triumfon në udhëtim te Philadelphia
Publikuar:
(11.05.2022 08:39:02)

Miami Heat ka arkëtuar fitore në udhëtim te Philadelphia 76ers me rezultat 85-120.
Basketbollisti më meritorë për këtë fitore ishte Jimmy Buttler që realizoi 23 pikë, asistoi gjashtë herë dhe regjistroi nëntë kërcime.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Max Strus – që shënoi 19 pikë, bëri dhjetë kërcime dhe asistoi një herë.
Në anën tjetër, te skuadra vendase u dallua Joel Embiid që regjistroi këto statistika: 17 pikë, dy asistime dhe pesë kërcime.
Tashmë – thuajse gjithçka është në favor të Miamit, pasi rezulttai total i ndeshjeve është 2-3 në të mirë të tyre.
Por, ende gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e radhës. /Shqip.com