Sport Ndërkombëtar

Rudiger arrin marrëveshje me Real Madrid

Antonio Rudiger

Antonio Rudigero do t’i bashkohet Real Madridit në merkaton e verës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Romano ka shkruar në Twitter se “gjithçka ka përfunduar tashmë mes Real Madridit dhe Antonio Rüdiger: ja ku po konfirmohet Marrëveshja është nënshkruar ditët e fundit për një transferim të lirë, konfirmojnë edhe burimet e klubit: Toni Rüdiger bëri zgjedhjen e tij në prill dhe tani gjithçka është përfunduar”.

29 vjeçari nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar me kampionët e Evropës – teksa edhe situata e krijuar nga largimi i Roman Abromovich i komplikoi gjërat.

Shtatëgjati po kalon në formë jetësore – që kur Tuchel e mori drejtimin e Chelseat.

Së bashku me Thiago Silvan janë bërë një tandem i pazëvendësueshëm dhe është një nga pikat më të forta të londinezëve.

29 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2017, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur për Romën dhe Stuttgartin. /Shqip.com