Messi apo Ronaldo? Cili ka fituar çmime individuale më shumë?

Leo Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo është një ndër pyetjet më të shpeshta që bëhet në botën e futbollit, në 15-të vitet e fundit.
Të dy kanë fituar çdo trofe të mundshmë në nivel ekipor, dhe kanë shumë rekorde mbi supe.
Por, cili nga të dy – ka më shumë çmime individuale?

Shqip.com, ka rënditur të gjitha arritjet madhore individuale të argjentinasit dhe portugezit, dhe në këtë aspekt prin Messi.
Ai është fitues i 38 çmimeve individuale ndër vite, pesë më shumë se Ronaldo
Messi

Shtatë herë fitues i Topit të Artë.
Gjashtë herë fitues i Këpcuës së Artë.
Tre herë i zgjedhur Lojtari i Vitit nga UEFA.
14-të herë në formacionin e vitit nga FIFA
Gjashtë herë i zgjedhur Lojtari i Vitit (në ligë).
Një herë fitues i “Golden Ball” në Kampionatin Botëror.
Një herë i zgjedhur Lojtari i Vitit në konkurëncën e meshkujve – nga FIFA.
Në total: 38.
Ronaldo

Pesë herë fitues i Topit të Artë.
Katër herë fitues i Këpcuës së Artë.
Katër herë i zgjedhur Lojtari i Vitit nga UEFA.
14-të herë në formacionin e vitit nga FIFA
Katër herë i zgjedhur Lojtari i Vitit (në ligë).
Dy herë i zgjedhur Lojtari i Vitit në konkurëncën e meshkujve – nga FIFA.
Në total: 33.