Punëtori bie nga objekti ku po punonte, dërgohet në QKUK
Publikuar:
(09.05.2022 09:36:56)

Një punëtor është lënduar të dielën në vendin e punës, pasi ka rënë nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë, ai derisa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 3.5 metrave.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës./Shqip.com