Philadeplhia e barazon serinë e ndeshjeve me Miamin
Publikuar:
(09.05.2022 08:11:32)

Play-offi në në NBA po vazhdon të sjellë ndeshje dramatike.
Philadelphia 76ers ka triumfuar në udhëtim te Miami Heat – me rezultat 108-116.
Në këtë takim, mysafirët ishin më kërkues dhe arritën që ta barazojnë totalin e ndeshjeve në 2-2.
Basketbollisti më meritor për këtë fitore ishte James Harden – i cili shënoi 31 pikë, asistoi nëntë herë dhe bëri shtatë kërcime.
Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Joel Embiid – duke e ndihmuar skuadrën e tij me 24 pikë, 2 asistime dhe 11-të kërcime.
Në anën tjetër, te Miami basketbollisti më i dalluar në parket ishte Jimmy Butler, që regjistroi statistika magjike: 40 pikë, gjashtë asistime dhe tri kërcime. /Shqip.com