Haradinaj me kongresmenin Torres për darkë te familja Gecaj në ShBA
Publikuar:
(08.05.2022 15:21:16)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj, ka njoftuar është takuar me kongresmenin Ritchie Torres, ambasadorin shqiptar në OKB Ferit Hoxha dhe Harry Bajraktarin gjatë një darke në familjen e Rrustem Gecaj.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Haradinaj në vizitën e tij zyrtare do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden e personalitete të sigurisë./Shqip.com