Lajme

Dyshohet se 60 persona kanë vdekur pas sulmit në një shkollë në Ukrainë

Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën, shkruan CNN.

Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën,  duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.

Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.

Sulmi goditi rreth orës 16:37 me kohën lokale të së shtunës, duke shkaktuar zjarre që u deshën pothuajse katër orë për t’u shuar./Shqip.com