Avdyli : Ballkanit të Hapur iu vu dryni në Berlin

Deputeti Listës Guxo, në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë se Ballkanit të Hapur iu ka vu dryni në Berlin.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twiitter.
“Ballkanit i hapur” iu vu dryri në Berlin.
Tregtarëve të dështuar të vllazrim-bashkimit iu mbetet të kthejnë sytë kah Brukseli e Washingtoni, ose të lëshojnë udhë.— HaxhiAvdyli (@avdyli_haxhi) May 7, 2022
“Ballkanit i hapur” iu vu dryni në Berlin. Tregtarëve të dështuar të vëllazërim-bashkimit iu mbetet të kthejnë sytë kah Brukseli e Washingtoni, ose të lëshojnë udhë’’ ka shkruar Avdyli në TWitter.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane ka folur për raportet që duhet ti kenë shtetet e Ballkanit në mes veti, duke thënë se duhet të harrohet rrëmuja e së kalurës./Shqip.com