Lajme

Osmani vazhdon vizitën, nga Panamaja në Kosta Rikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Pas Panamasë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë në Kosta Rikë.

Osmani ka shkuar në Kosta Rikë me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

“Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare./Shqip.com