Lajme

Gjendet i vdekur një person brenda një marketi në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës/Ilustrim

Kanë filluar hetimet pasi që një person është gjetur i vdekur në një market në Çagllavicë në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së premte rreth orës 15:32.

Shiriti i policisë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Shqip.com