“E putha vetë e para”, Fifi tregon si u lidh me Adisin

Fifi është këngëtarja më e përfolur, e tillë ka qenë edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother.
Ajo së fundmi ka folur për të dashurin e saj, Adis Patushin.
Ndër të tjera, ajo ka treguar si janë njohur dhe momentin e puthjes së parë.
Fifi është shprehur se marrëdhënia me Adisin është gjithçka që ajo ka ëndërruar në jetë.

“Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur me u fut në Big Brother me njoh Kledin dhe pastaj me njoh Adisin. Kledi është kushëriri i Adisit. Jena taku dy tre herë pasi kam dalë nga Big Brother. Pasi doli PM ishim mbledh krejt dhe Kledi u ul përballë meje, tha më pyeti Adisi ça shenje je. Thash leje se i shkruj vetë, jam dashi thashë. Më ka ardh më ka taku. Atë ditë e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, tha këngëtarja në “Më lër të flas”.
Ajo ka treguar se personi që i duket përfituese është Arjola Demiri.
Sa i përket muzikës, Fifi ka lansuar së fundmi, këngën “Pikturë” në bashkëpunim me Gent Fatali./SHQIP.com