Lajme

Kurti takohet me drejtoreshën e MCC-së, bisedojnë për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti dhe drejtoresha e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Tw itter se me Albright kanë biseduar për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, për të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.

“Një nder i veçantë për t’u takuar MCC_CEO Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti.

Kryeministri, Albin Kurti dhe drejtoresha e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright

Kryeministri Kurti ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan./Shqip.com

Lexo edhe:
Kurti nis vizitën zyrtare në SHBA